KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Реклама

Финале на Купот „Ред Бул Вингс“ - 16 финалисти се натпреваруваа за билет за Мајами

16 lojtarët më të mirë të përzgjedhur nga kualifikimet e mbajtura në gjithë Kosovën, u mblodhën në Prishtina Mall për të garuar në finalen kombëtare të Red Bull Wings Cup në EA SPORTS FC 27. Për fituesin e kësaj gare, shpërblimi ishte më shumë se një trofe, një biletë drejt Miamit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do ta përfaqësojë Kosovën në finalen botërore.

16 lojtarët më të mirë të përzgjedhur nga kualifikimet e mbajtura në gjithë Kosovën, u mblodhën në Prishtina Mall për të garuar në finalen kombëtare të Red Bull Wings Cup në EA SPORTS FC 27.

Për fituesin e kësaj gare, shpërblimi ishte më shumë se një trofe, një biletë drejt Miamit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do ta përfaqësojë Kosovën në finalen botërore.

“Unë nuk mendoj që kam me shku, se sivjet jam pak i dobët drejt të të them, po tregohem realist, por një shok i jemi Eliasi besoj që ka me shku deri në finale dhe ka me shku në Miami”, ka thënë Redon Ejupi, lojtar.

Dhe parashikimi i tij doli i saktë.

Elias Krasniqi triumfoi në finalen e madhe ndaj Sead Llazanit, duke u shpallur kampion i Kosovës dhe duke siguruar biletën për në Miami.

“Si këtu edhe atje shkojmë për të fituar, diçka tjetër nuk e di a kisha shtuar, veç më priftë fati”, ka thënë fituesi i turneut, Elias Krasniqi.

Prapa këtij organizimi qëndron një proces kualifikimi që përfshiu qindra lojtarë nga e gjithë Kosova.

DEKLARATË: Besnik Thaçi – Organizator

“Ideja është prej RedBullit edhe eventi e ka emrin Redbull Wings Cup, është një event internacional që organizohet në shumë shtete të botës edhe idea është që me i mbledh lojtarët më të mirë prej universiteteve të ndryshme edhe prej lojtarëve të tjerë që janë semi-profesional apo profesional tu i bo bashkë edhe me zgjedh ma të mirin në secilin shtet”, ka thënë Besnik Krasniqi, organizator. “Në përgjithësi kanë marrë pjesë mbi 300 persona deri sa kemi arritur këtu, prej kualifikimeve online, organizimeve të tjera prej universiteteve, ndërsa këtu janë 16 prej më të mirëve prej këtij muaji të kualifikimit në krejt Kosovën.”

Interesimi për këtë garë, sipas organizatorit Besnik Thaçi ka qenë i madh, veçanërisht për shkak të popullaritetit të video lojës në mesin e të rinjve.

Megjithatë, konkurrenca thotë që është shumë e lartë.

“Ky version i futbollit është hera e parë, ndërsa me REDBULL kemi pasur organizime të ndryshme prej 2018, deri më tani por me lojëra të ndryshme dmth vit pas viti. Interesimi ka qenë shumë i mirë sidomos për EA FC sepse është një prej lojërave më të luajtura në Kosovë pas Counter Strike. FIFA është shumë e përhapur në Kosovë andaj interesim ka pasur shumë… por nuk kam shumë shpresa. Lojtarët e tjerë në botë janë ata që luajnë për Real Madridin e Barcelonën në futbollin digjital…”, ka shtuar Thaçi.

Përtej garës, ky organizim ishte edhe një mundësi për lojtarët që të njihen dhe të krijojnë shoqëri përmes pasionit të përbashkët për futbollin digjital.

“Është shumë e rëndësishme se ma përpara nuk është organizu kurrë një diçka e tillë, organizim kaq i madh që dikush prej Kosovës me shku në Miami, me përfaqësu se edhe ne kemi lojtarë të fortë, jemi 16 ma të fortit. Na krejt këtu nuk jemi njohur më përpara, krejt jemi socializuar përmes FIFA-s, përmes kësaj loje edhe jemi shok prej kësaj loje jemi bërë edhe shok, tash dalim edhe në kafe normal është lojë e mirë që të socializohemi”, ka thënë Ideal Gashi, lojëtar.

Kënaqësinë për organizimin dhe shpresën që Kosova të përfaqësohet në këtë garë ndërkombëtare e shprehin edhe lojtarët e tjerë.

“Organizimi ka qenë perfekt, ka qenë shumë i mirë edhe ishalla ka sa më shumë organizime të tilla në të ardhmen se është një mundësi shumë e mirë që ta kemi Kosovën në Miami se ka shumë talentë në Kosovë”, ka thënë Redon Ejupi, lojtar.

Pas triumfit në Prishtinë, Elias Krasniqi tashmë përgatitet për sfidën e radhës, atë në nivel botëror.

Finalja botërore e Red Bull Wings Cup pritet të mbahet në janar të vitit 2027, në Nu Stadium në Miami të Floridës, ku kampionët kombëtarë nga vende të ndryshme do të garojnë për titullin e parë botëror të kësaj gare.