KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
војската

Два бронзени медали за Косово на Европскиот куп за кадети во Солун

Елвира Укај

Elvira Ukaj dhe Arba Hasanaj kanë fituar medalje të bronzta në Kupën Evropiane për Kadetë, që po mbahet në Selanik të Greqisë. 

Elvira Ukaj në kategorinë deri në 70 kilogramë, siguroi medaljen e bronztë pas tri fitoreve dhe një humbjeje. 

Në çerekfinale, ajo u mposht me Ippon nga kanadezja Olivia Wisniowski, por vazhdoi garën nëpërmjet repasazhit, ku mposhti greken Petrina Apatsidou.

Në luftën për medaljen e bronztë, Ukaj triumfoi me Ippon ndaj një tjetër garueseje greke, Dimitra Sarianidou, duke siguruar vendin në podium.

Medalje të bronztë fitoi edhe Arba Hasanaj, në kategorinë deri në 70 kilogramë. 

Ajo e nisi garën me fitore ndaj grekes Chrysoula Stavroula Ouranitsa, ndërsa në çerekfinale mposhti me Ippon lituanezen Radvile Juseviciute.

Hasanaj u ndal në gjysmëfinale nga grekja Maria Eleni Papaioannou, por reagoi në luftën për vendin e tretë, ku mposhti me Ippon kroaten Lana Kraus.

Të dyja xhudistet kosovare në këtë garë u udhëhoqën nga trajnerja Majlinda Kelmendi.

Нема достапен опис.