KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
LIFESTYLE

Тост со авокадо или путер од кикирики, што е поздраво?

Леб од авокадо и леб од путер од кикирики

Леб од авокадо и леб од путер од кикирики

  • Превод: Вита Абраши-Кајтази

    Вита Абраши-Кајтази
  • 16 ноември 2026 11:45 часот

  • Споделете на:

Buka e thekur me avokado dhe ajo me gjalpë kikiriku janë dy zgjedhje të njohura për mëngjes, por cila prej tyre i ofron më shumë përfitime organizmit?

Добро јадење ka shkruar se të dyja janë ushqime të shëndetshme dhe përmbajnë yndyra të mira, fibra dhe lëndë ushqyese të rëndësishme. Megjithatë, ndryshojnë për nga përmbajtja e proteinave, vitaminave dhe mineraleve.

Përfitimet nga buka me avokado

“Avokadoja është e pasur me yndyra të pangopura, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe në menaxhimin e niveleve të yndyrës së dëmshme në gjak apo kolesterolit”, ka thënë dietologia Lisa Young.

Avokadoja përmban gjithashtu fibra që ndihmojnë tretjen, japin ndjenjën e ngopjes dhe mund të kontribuojnë në uljen e nivelit të kolesterolit (LDL).

Përveç kësaj, avokadoja është burim i kaliumit, vitaminave K, C dhe E, si dhe disa vitaminave të grupit B. Kaliumi ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut, ndërsa vitaminat mbështesin funksionimin normal të organizmit.

Përfitimet nga buka me gjalpë kikiriku

Gjalpi i kikirikut dallohet për përmbajtjen më të lartë të proteinave. Dy lugë gjelle përmbajnë rreth 6 gramë proteina, të cilat ndihmojnë në ndërtimin dhe riparimin e indeve, si dhe në ruajtjen e ndjenjës së ngopjes.

“Ai përmban edhe yndyra të shëndetshme, vitaminë E, magnez dhe niacinë (vitaminë B3), të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave, funksionimin e muskujve dhe prodhimin e energjisë”, ka thënë Young.

Një tjetër përparësi është se gjalpi i kikirikut është praktik, ruhet për një kohë të gjatë dhe zakonisht kushton më pak se avokadoja.

Si t’i bëni edhe më të shëndetshme?

Për të përfituar sa më shumë nga këto dy zgjedhje, ekspertët sugjerojnë disa shtesa të thjeshta.

Për bukën me avokado: Shtoni vezë, fara chia, fara liri ose perime si domate dhe spinaq, për të rritur përmbajtjen e proteinave, fibrave dhe vitaminave.

Për bukën me gjalpë kikiriku: Shtoni banane, manaferra ose fara për më shumë fibra dhe lëndë ushqyese. Zgjidhni gjalpë kikiriku pa sheqer të shtuar dhe me sa më pak kripë.

Кој е најдобриот избор?

Sipas ekspertëve, nuk ka një fitues të vetëm, pasi të dyja mund të jenë pjesë e një ushqyerjeje të shëndetshme.

Nëse dëshironi më shumë proteina dhe një mëngjes që ju mban të ngopur për më gjatë, buka me gjalpë kikiriku mund të jetë zgjedhje më e mirë.

Nëse kërkoni më shumë fibra, vitamina dhe minerale, buka me avokado ka përparësi.

Në fund, zgjedhja varet nga nevojat tuaja ushqimore. Madje, sipas EatingWell, mënyra më e mirë është t’i përfshini të dyja në ushqyerjen tuaj gjatë javës, duke përdorur bukë integrale dhe përbërës cilësorë.