KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Интерпретацијата на Читаку на националистичката мелодија во Брисел: Скандал и отворена провокација

Валора Читаку

Фото: Архива

Фото: Дритон Пачарада

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se interpretimin e melodisë së këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian është skandal dhe provokim i hapur.

Ajo ka thënë se mes injorancës dhe qëllimit shpresojnë të ketë qenë e para, por se asnjëra sipas saj nuk e përjashtojnë përgjegjësinë institucionale. 

“Kosovën e lënë jashtë, provokimit i japin skenë! Në një forum për të ardhmen evropiane të rajonit, interpretimi i një melodie nacionaliste serbe që ushqen pretendime ndaj Kosovës është skandal dhe provokim i hapur. Mes injorancës dhe qëllimit, shpresojmë të ketë qenë e para. Por asnjëra nuk e përjashton përgjegjësinë institucionale”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo ka thënë se keqardhja e komisioneres për zgjerim Marta Kos është e nevojshme, por se nuk mjafton. 

“Komisioni Evropian nuk mund t’ua bartë përgjegjësinë vetëm muzikantëve. Kërkojmë sqarim, kërkimfalje dhe garanci për mospërsëritje. Pajtimi fillon me respektin për kujtesën dhe dinjitetin e secilit popull. Përkushtimi ynë ndaj BE-së mbetet i palëkundur. Pikërisht për këtë, kërkojmë përgjegjësi në emër të vlerave evropiane”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se Kosova meriton vendin dhe zërin e saj në debatin për zgjerimin. 

“Institucionet tona duhet të përdorin të gjithë mekanizmat institucionalë dhe diplomatikë për ta trajtuar këtë skandal dhe për të kërkuar përgjegjësi. E ardhmja evropiane e rajonit nuk ndërtohet duke përjashtuar Kosovën dhe duke u dhënë skenë pretendimeve kundër saj”, ka shkruar Çitaku.

Прочитајте други ажурирања
националистичка песна

Мелодија на српска националистичка песна против Косово на концерт организиран од ЕК во Брисел

Концерт во Брисел, кој имаше за цел да ја опушти атмосферата во пресрет на „Форумот на...