KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
KULTURA

„Златен лав“ за „Жена непозната“ во борбата против судбината

Филмот „Непозната жена“ на режисерката Меј Ел-Туки го освои „Златниот лав“ за најдобар филм на 83-от Филмски фестивал во Венеција во саботата вечерта (Фото: Асошиејтед Прес)

Филмот „Непозната жена“ на режисерката Меј Ел-Туки го освои „Златниот лав“ за најдобар филм на 83-от Филмски фестивал во Венеција во саботата вечерта (Фото: Асошиејтед Прес)

Filmi që e zhvendos ngjarjen në Luftën e Dytë Botërore tek ndjek fatin e Maries, e cila në vend të çlirimit, kur martohet me ushtarin gjerman gjen paragjykimet dhe hijen e së kaluarës, të shtunën mbrëma ka marrë “Luanin e Artë” në Festivalin e Filmit në Venecia. Regjisorja e këtij filmi, May El-Toukhy, trofeun e ka cilësuar si triumf të zërit të gruas. Edicioni i 83-të i ngjarjes madhore të filmit është cilësuar si më i politizuari deri më tani

Filmi “Woman Unknown” i regjisores daneze, May El-Toukhy, ka marrë “Luanin e Artë” për filmin më të mirë në edicionin e 83-të të Festivalit të Filmit në Venecia. Trileri psikologjik i pasluftës së Dytë Botërore ishte vetëm një prej dy filmave me regjisore në garë për çmimin sivjet.

Ngjarjet e filmit zhvillohen në verën e vitit 1945 në Danimarkë. Në rolin kryesor është Mathilde Arcel në rolin e Maries – dado dhe shërbëtore – që është në prag të martesës me punëdhënësin e saj të pasur, më të moshuar dhe të ve. Mes gëzimit të çlirimit, shfaqet edhe një anë më e errët: gratë që kanë pasur lidhje me ushtarët gjermanë gjurmohen dhe turpërohen publikisht. E kaluara e kërcënon Marien.

“Faleminderit jurisë për këtë nder të madh – dhe veçmas ty, Maggie (Gyllenhaal, kryetare e Jurisë, v.j.) për përdorimin e zërit tënd dhe për nxjerrjen në pah të mungesës së mundësive të barabarta për gratë regjisore në industrinë tonë. Realizimi i këtij filmi ka qenë jashtëzakonisht i vështirë financiarisht, logjistikisht dhe emocionalisht. Dhe ajo që më mbajti ishte nevoja urgjente për të ndriçuar historitë e panjohura të grave të së kaluarës sonë të përbashkët, për t’i bërë ato të njohura. Dhe veçmas sonte, ndihem sikur ia dola ta bëj pikërisht këtë”, ka thënë ajo.

Në ceremoni, Arcel mori çmimin për aktoren më të mirë në interpretimin e saj si dadoja dhe shërbëtorja që fsheh sekretin e rrezikshëm në Danimarkën e pasluftës.

Në mesin e çmimeve të tjera kryesore, Lee Chang-Dong mori Çmimin e Madh të Jurisë. Dokumentari sensacional izraelit “Naza” – që u mirëprit me duartrokitje rekord prej 25 minutash – mori Çmimin Special të Jurisë, ndërsa Ilya Khrzhanovsky u vlerësua me çmimin për Regjisorin më të mirë për filmin “Dau”.

Ai që shihej si pretendent i fortë mori Çmimin për aktorin më të mirë për interpretimin në filmin “Wild Horse Nine”. John Malkovich tani ka shtuar gjasat për një nominim në çmimet “Oscar”. Aktori, që ndodhet në xhirime, nuk ka arritur të marrë pjesë në ceremoni dhe aty dërgoi video-mesazh.

Në seksionin “Orizzonti”, çmimi për “Filmin më të Mirë” shkoi për “Diana in the Loop” të Ann Sirotit dhe Raphawl Balbonit. Filmi trajton historinë e një gruaje të re që vendos të hakmerret për përdhunimin e nënës së saj – ngjarje që kishte ndodhur tre vjet para se ajo të lindte.

Ndër çmimet e tjera të rëndësishme qe ai për Aktoren më të Mirë, të cilin e mori Laleh Marzbanit për interpretimin e guximshëm pa hixhab në dramën iraniane “Falling House”. Luan rolin e një gruaje të re, së cilës ëndrrat për të ndjekur karrierën si modele jashtë Iranit i pengohen nga i ati, gardian burgu. Në ceremoni, ajo ua kushtoi çmimin të gjitha grave të Iranit, duke deklaruar në persisht se vendi po kalon një nga periudhat më të dhimbshme dhe të vështira të historisë së tij.

“Dua të përmend popullin e atdheut tim, Iranit, që po jeton nën një presion të jashtëzakonshëm. Do të doja t’ua kushtoj këtë çmim grave të shtetit tim, që kanë paguar çmimin më të lartë edhe për formën më të vogël të lirisë. Sot më shumë se kurrë, ato vazhdojnë të mbajnë gjallë ëndrrat, guximin dhe shpresën”, ka thënë ajo.

Aktori italian Riccardo Scamarcio e ka marrë çmimin e Aktorit më të Mirë për rolin në filmin “The House of the Monkey”.  Aty luan rolin e një babai të përkushtuar ndaj të birit me aftësi të kufizuara dhe krijon lidhje të ngushtë me nipin e tij adoleshent, duke e parë tek ai djalin që e kishte ëndërruar. Filmi ka marrë edhe Çmimin për skenarin më të mirë që mori regjisori Tomasso Landucci dhe bashkëskenaristi Damiano Femfert.

Scamarcio ua kushtoi çmimin të gjithë baballarëve në botë dhe producentit britanik, Jeremy Thomas, vdekja e të cilit në moshën 77-vjeçare u bë e ditur më herët gjatë ditës.

“Luani i së Ardhmes – Luigi De Laurentiis” u nda për “Hose of the Wind” si filmi më i mirë debutues. Filmi i regjisorit kamerunaso-francez, Auguste Bernard Kouemo Yanghu, trajton ndikimin e emigracionit drejt Evropës. Drama përqendrohet te 80-vjeçarja Josette, që jeton e vetme në Yaounde të Kamerunit, pasi i inkurajoi të afërmit e saj të largohen diku tjetër në kërkim të një jete më të mirë.

Ceremonia e mbrëmjes të shtunën, u udhëhoq nga aktorët italianë Greta Scarano dhe Nicolas Maupas. Ajo mbylli edicionin e 83-të me ngarkesa politike. Spikatën duartrokitjet rekorde për “Nazan” izraelite dhe pritja e ngrohtë për yjet Penelope Cruz dhe Javier Bardem në filmin “Bunker”.

Ndër momentet më të paharrueshme qenë edhe dhënia e çmimeve “Luani i Artë për Karrierë” për George Clooneyn dhe Ellen Burstyn.

Ende pa nisur më 2 shtator, u cilësua si edicioni më politik në historinë e tij.

“Festivali i Filmit në Venecia përherë ka qenë vendi ku sezoni i çmimeve të filmit vishej me kostumin e tij më elegant. Këtë vit, ai duket më shumë si një dhomë lufte, me politikën dhe kinemanë politike që pritet të dominojnë tapetin e kuq”, kishte paralajmëruar “Deutsche Welle”. Ishte hapur me filmin e Danny Boyle, “Ink”, një dramë për marrjen nën kontroll të tabloidit britanik “The Sun” nga Rupert Murdoch në vitin 1969 – ngjarje që shënoi fillimin e perandorisë mediatike të krahut të djathtë të Murdochut.

Gjatë 11 ditëve në Lido, publiku ka pasur mundësinë të shohë filma për Izraelin dhe Gazën, luftën e Rusisë kundër Ukrainës, grushtin e shtetit të mbështetur nga CIA në Kilin e Pinochetit, bastisjet e ICE-së (Agjencisë Amerikane për Imigracionin dhe Zbatimin e Ligjeve Doganore) në Minneapolis, si dhe një dokumentar që zbulon në detaje jetën dhe veprimtarinë e njeriut më të pasur në botë.

Venecia ua kishte lënë festivaleve të tjera të mëdha evropiane – Berlinit dhe, në një masë më të vogël, Cannes – rolin e qendrave të filmave politikë dhe debateve që i shoqërojnë ata. Venecia, në të kundërt, ka zgjedhur gjatë dy vjetëve të fundit ta përqafojë kinemanë politike.

Përgatiti: Endrit Berisha bazuar në raportimet e “Deadline” dhe “Variety”