KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
HRONIKA

Полицијата и Обвинителството даваат појаснувања за апсењето на 4 осомничени за вмешаност во случајот Арлинда Зекај

Арлинда Зекај

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë ndaluar katër persona për 48 orë, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Dy prej tyre dyshohen për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë, ndërsa dy të tjerë për ndihmë ndaj kryesve pas kryerjes së veprës penale.

Sipas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë, ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit të Shtetit, në kuadër të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Dy nga të ndaluarit, me inicialet N.S. dhe D.S., dyshohen për veprën penale “ndihma në kryerjen e vrasjes së rëndë”, ndërsa dy të tjerët, M. P. dhe G. B., dyshohen për veprën penale “dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Tutje është bërë e ditur se gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale që, sipas tyre, mbështesin dyshimin e bazuar për përfshirjen e personave të ndaluar në veprat penale për të cilat dyshohen.

Ndërkohë, prokurori i çështjes ka nxjerrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të vrasjes.

Прочитајте други ажурирања
Арлинда Зекај

Уште четири лица се уапсени во случајот со убиството на Арлинда Зекај

Katër persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.Sipas burimeve të KOHËS brenda Prokurorisë, arrestimet...