KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
HRONIKA

Палење ѓубре во близина на шумата во Феризај, казна од 500 евра

полиција

Një qytetar është gjobitur me 500 euro pasi dyshohet se kishte ndezur mbeturina në fshatin Mirosalë të Ferizajt.

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë kanë reaguar pas pranimit të informatës për një zjarr të dyshuar në zonën malore të këtij fshati.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka identifikuar 39-vjeçarin me inicialet M.K., i cili kishte ndezur mbeturina në hapësirë të hapur.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë kundërvajtëse në vlerë prej 500 eurosh.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin ndezjen e mbeturinave dhe materialeve të tjera në ambiente të hapura, veçanërisht pranë pyjeve.

Sipas policisë, zjarret mund të përhapen me shpejtësi, duke shkaktuar dëme në natyrë dhe prona, si dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve.