KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Пожар зафати неколку автомобили во Призрен, полицијата соопштува детали

возила

Sot, disa vetura janë përfshirë nga zjarri në një punishte në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se, pesë vetura të përfshira nga zjarri janë dëmtuar.

Ai tha se gjatë ditës së sotme, rreth orës 13:00 Policia e Kosovës është informuar për një zjarr të shkaktuar në fshatin Vlashnje të komunës së Prizrenit.

Sipas tij, organet e rendit kanë dal në vendngjarje, ku vetëm pas intervenimit të zjarrfikësve është shuar zjarri.

Bytyqi tha se Policia ka identifikuar personin e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, në bashkëpunim me prokurorin kujdestar.

I dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregull pas intervistimit, ndërsa rasti mbetet nën hetim.