KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

САД се откажа од Светското првенство до 17 години во Катар

САД се откажа од Светското првенство до 17 години во Катар

Kupa e Botës U17 fillon më 19 nëntor në Katar. Por Përfaqësuesja U17 e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk do të marr pjesë. “The Athletic” ka raportuar të enjten se amerikanët janë tërhequr për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

Vendimi iu kumtua lojtarëve nëpërmjet një shkrese nga Federata.

“Për fat të keq nuk jemi më në gjendje të marrim pjesë në turne. Mirëqenia e lojtarëve dhe stafit tonë ka qenë gjithmonë përparësia jonë kryesore”, thuhet në letër.

FIFA po ashtu e ka konfirmuar tërheqjen e SHBA-së. Organi drejtues botëror deklaron se vlerësimi i sigurisë për turneun mbetet i pandryshuar. Çfarë do të ndodhë me ndeshjet në Grupin J, ku përfshihen Mali i Zi, Kili dhe Algjeria, është ende e paqartë.