KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Роналдо: Не вреди да се трошат зборови за Тен Хаг

Кристијано Роналдо

Cristiano Ronaldo ka reaguar ndaj deklaratave të ish-trajnerit të Manchester Unitedit, Erik ten Hag. 

Ten Hag ditë më parë e kritikoi yllin portugez, duke thënë se pas largimit nga Reali ai (Ronaldo) ishte lojtar i harxhuar.

Në episodin më të ri të emisionit “Football Uncensored”, gazetari britanik Piers Morgan tregoi se e kishte pyetur Ronaldon për komentet e Ten Hagut.

“Nuk mendoj se ia vlen të harxhoj fjalë për të”, raportohet të ketë thënë ylli portugez. 

Marrëdhënia mes Ronaldos dhe Ten Hagut ishte e tensionuar gjatë kohës kur të dy ishin pjesë e Manchester Unitedit.

41-vjeçari Ronaldo dhe 56-vjeçari Ten Hag punuan së bashku tek Unitedi përgjatë edicionit 2021/22.