KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Жегрова, сепак, не може да ја замени Локатели.

Жегрова

Edon Zhegrova nuk do të jetë pjesë e listës së Juventusit për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Evropës, pavarësisht lëndimit të kapitenit Manuel Locatelli.

Arsyen e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i “Zonjës së Vjetër”, Giovanni Carnevali, gjatë mbledhjes së aksionarëve të Juventusit.

Sipas tij, rregullorja e UEFA-s nuk lejon që Zhegrova të zërë vendin e Locatellit, pasi mesfushori italian është i regjistruar si futbollist i formuar në Itali.

“Locatelli është lojtar i formuar në Itali dhe mund të zëvendësohet vetëm nga një lojtar i formuar në Itali. Pra, Ekhator, jo Zhegrova”, ka deklaruar Carnevali.

Kështu, vendin e Locatellit në listën evropiane të Juventusit pritet ta zërë sulmuesi i ri Jeff Ekhator.

27-vjeçari Zhegrova nuk ishte përfshirë në listën fillestare të Juventusit për Ligën e Evropës dhe tani nuk do të mund të përfitojë nga lëndimi i kapitenit.