KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

ПСЖ се стреми кон уште една победа во Лига 1

ПСЖ

Paris Saint-Germaini e nisi edicionin me vështirësi, por me kalimin e kohës ka rikthyer formën dhe ka dëshmuar pse është kampion në fuqi i Francës .

PSG-ja pas nëntë xhirove ka gjashtë fitore, dy barazime dhe një humbje. 

E zë vendin e parë me 20 pikë. 

PSG-ja në fundjavë synon tjetër fitore në Ligue 1. 

Parisienët të shtunën nga ora 21:05 e presin Troyesin, në kuadër të xhiros së dhjetë. 

Troyesi e zë vendin e 16-të me tetë pikë. Ka dy fitore, dy barazime dhe pesë humbje. 

Skuadra e Luis Enriques të martën shënoi fitore ndaj Villarrealit me rezultatin e thellë 6:0 në Ligën e Kampionëve. 

Xhiroja e dhjetë mbyllet të dielën me derbin që zhvillohet nga ora 20:45 ndërmjet Lensit dhe Marseillet. 

Lensi ka 13 pikë dhe e zë vendin e nëntë. Marseille ka dy pikë më shumë në pozitën e gjashtë. 

Të dielën nga ora 15:00 luan edhe Lille me Rennesin. 

Lille ka 18 pikë në pozitën e dytë.