KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Владината група денес се состанува за да разговара за стратегијата за жалба на пресудата против поранешните водачи на ОВК

Тоа рече

Фото: Асошиетед прес

Grupi Punues i themeluar nga Qeveria e Kosovës për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurën e apelimit të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të mblidhet sot, raporton "KosovaPress". 

Takimi do të fokusohet në çështjet që lidhen me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Mbajtjen e takimit e ka konfirmuar të enjten ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili njëherësh udhëheq këtë grup.

Në një konferencë për media, Konjufca ka bërë të ditur se mbledhja do të zgjasë disa orë, ndërsa anëtarët e grupit do të angazhohen gjatë gjithë ditës për trajtimin e kësaj çështjeje.

Grupi Punues është themeluar nga Qeveria me qëllim të hartimit dhe bashkërendimit të një strategjie shtetërore lidhur me procesin e apelimit.

Katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vjet burgim në total, më 16 shtator, për krime lufte që përfshijnë ndalimin e paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit.