KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Голманот Овоно скршен по смртта на фудбалерот со кој се судри

Исус Овоно

Portieri Jesus Owono është thellë i prekur pas incidentit që solli vdekjen e futbollistit Jesus de Miguel.

Owono e Miguel u përplasën në fushë të hënën, ndërsa të martën në mëngjes futbollisti i Tenerifes vdiq. U raportua se pas përplasjes së rrezikshme, gjatë të cilës Owono goditi me gju Miguelin, ky i fundit pësoi arrest kardiak.

Te klubi Andorra thonë se Owono nuk ka pasur qëllim të lëndojë kundërshtarin dhe ka kuptuar se veprimi i tij shkoi “jashtëzakonisht keq”. Mediumi spanjoll “Sport” ka shkruar se portieri nga Guinea Ekuatoriale është i tronditur nga incidenti tragjik.

Ai po ashtu është përballur me presion të jashtëzakonshëm që kur ndodhi përplasja në fushë. Në stadium ka dëgjuar thirrjet “vrasës”. Tashmë ka mbyllur profilet në rrjetet sociale.

“Qëllimi i portierit është që të takojë familjen e Jesus de Miguelit apo dikë të afërt, kur të jetë koha e duhur. Owono dëshiron që ky takim të jetë privat, para se të bëjë ndonjë deklarim publik për atë që ndodhi”, shkruan “Sport”.

Tashmë ka shumë raportime që Owono mund të përballet edhe me drejtësinë spanjolle, nëse konfirmohet se ndërhyrja ishte e qëllimshme.