KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
SHOWBIZ

Последната песна на Бони Тајлер ќе биде објавена постхумно

Бони Тајлер

Бони Тајлер

Фото: Асошиетед прес

  • Превод: Вита Абраши-Кајтази

    Вита Абраши-Кајтази
  • 3 ноември 2026 11:38 часот

  • Споделете на:

Kënga e fundit e këngëtares britanike Bonnie Tyler, me titull “Love, Light and Peace”, do të publikohet më 13 nëntor, disa muaj pas ndarjes së saj nga jeta, ka shkruar БиБиСи.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës ishte Gaynor Hopkins, ka vdekur më 8 korrik, në moshën 75-vjeçare. Bashkëshorti i saj, Robert Sullivan, ka vendosur që kënga e fundit e incizuar në studio të publikohet, pasi beson se kjo do të ishte dëshira e saj dhe se fansat duhet ta dëgjojnë.

Në një deklaratë, Sullivan shprehu dhimbjen për humbjen e bashkëshortes, duke kujtuar pasionin e saj për muzikën.

“Ka qenë një vit që më ka thyer zemrën dhe më mungon çdo ditë. Gaynor nuk ndaloi kurrë së punuari. Ajo e donte këngën, i adhuronte fansat dhe në secilën prej këtyre këngëve dha gjithë zemrën e saj”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se këngëtarja vazhdonte të punonte për projekte të reja edhe mes koncerteve dhe se ishte krenar për gjithçka që ajo kishte lënë pas.

“E di që ajo do të dëshironte që njerëzit t’i dëgjonin këto këngë dhe jam shumë krenar për gjithçka që na la”, u shpreh Sullivan.

Kënga “Love, Light and Peace” është shkruar nga Chrissie Hammond dhe Terry Britten, i cili e ka realizuar edhe në bashkëpunim me producentin David Mackay.

Tyler ka vdekur në Portugali, disa javë pasi ishte vendosur në koma, pas një ndërhyrjeje urgjente kirurgjike në zorrë.

Pas lajmit për vdekjen e saj, shumë emra të njohur të muzikës shprehën ngushëllimet dhe vlerësuan trashëgiminë e saj artistike.

Këngëtari Cliff Richard e pati kujtuar si një mike të mrekullueshme.

“Një tjetër mike e mrekullueshme u largua shumë herët nga kjo botë. Energjia e saj e jashtëzakonshme për jetën dhe muzikën ka argëtuar njerëz në mbarë botën. Është një lajm tronditës dhe i dërgoj gjithë dashurinë time familjes së saj në këtë kohë të vështirë”, pati shkruar ai.

Edhe këngëtari Bryan Adams, i cili kishte interpretuar këngën “Straight From The Heart”, të cilën e kishte kënduar edhe Tyler, pati vlerësuar zërin e saj të veçantë.

“Bonnie Tyler u nda nga jeta sot. Ajo kishte një zë të jashtëzakonshëm dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohës për versionin e saj të bukur të këngës ‘Straight From The Heart’. Faleminderit, Bonnie. Pusho në paqe”, pati shkruar Adams.

Këngëtarja Katherine Jenkins e pat cilësuar Tylerin si një legjendë të Uellsit, duke theksuar ndikimin e saj te brezat e artistëve.

“Një zë i veçantë, që frymëzoi breza të tërë dhe e bëri Uellsin të njohur në mbarë botën. Muzika, shpirti dhe trashëgimia e saj do të jetojnë përgjithmonë”, pati shkruar ajo.

Bonnie Tyler duke interpretuat live hitin “Total Eclipse of the Heart”: