KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Хадерѓонај постигнува гол, но неговиот тим е поразен

фудбал

 

Florent Hadërgjonaj e ka shënuar golin e vetëm për Alanyasporin që u mposht të dielën nga Kasimpasha në udhëtim me rezultatin 2:1. 
Ndeshja i takoi javës së 12-të të Superligës së Turqisë. 
Ish-mbrojtësi i Kosovës, Hadërgjonaj, realizoi nga penalltia për 1:1 në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë. 
Ai dhe Fidan Aliti e kompletuan ndeshjen tek Alanyaspori. 
Për 32-vjeçarin Hadërgjonaj ishte goli i parë i edicionit. Ka edhe tri asistime. 
Alanyaspori ka 12 pikë dhe e zë vendin e 14-të. Kasimpasha renditet në pozitën e pestë me 23 pikë.