Ismael Saibari ishte futbollisti i parë i Bayern Munichut që i dha ndihmë Jamal Musialas të shtunën. Transferimi i ri e mban veshur fanellën me numrin 34, dhe kjo nuk është e rastësishme.
Në “Allianz Arena” pati panik të shtunën në fitoren 3:1 ndaj Leipzigut. Pak momente pasi Musiala e shënoi golin e tretë, pati marramendje dhe dukej i hutuar. Gjendjen e tij e pa debutuesi Saibari, i cili përveç që asistoi në golin e Musialas, i dha ndihmë atij menjëherë. E kapi nga prapa dhe e uli ngadalë në tokë, bashkë me Joshua Kimmichun që erdhi shpejtë.
Pasi stafi mjekësor hyri në fushë pati edhe momente çlirimi, pasi ata thanë se gjendja e Musialas është e mirë. Musiala u zëvendësua dhe u përcoll me thirrje e duartrokitje.
Një rast të tillë, Saibari e kishte përjetuar edhe në vitin 2017, por situata në atë kohë ishte shumë më e rëndë.
Në verën e atij viti, shoku i tij i skuadrës, Abdelhak Nouri, kolapsoi në fushë në miqësoren mes Ajaxit dhe Weder Bremenit. Edhe në atë kohë, temperaturat ishin mbi 30 gradë Celsius.
Nouri, në atë kohë 20-vjeçar, ishte i pafat. Ai pësoi arrest kardiak dhe u shpëtua në fushë, por incidenti e la me pasoja dhe dëmtime në tru. Numri 34 i Nourit nuk i jepet më askujt tek Ajaxi. Te Bayern Munichu, ai numër në fanellë i takon Saibarit, që e ka marrë në nderim të shokut të tij. Kështu kishin vepruar edhe Justin Kluivert te Roma dhe Donny van de Beek te Manchester Unitedi.
исто така
Јувентус со нова понуда за Емилијано Мартинез
Musiala tani është mirë me shëndet dhe kjo u konfirmuar pas ndeshjes edhe nga drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl.
Të dielën, “Bild” ka raportuar se Musiala do t’i bashkohet pjesës tjetër në stërvitje të hënën.