KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Бериша се враќа од повреда

Ветон Бериша

Sulmuesi Veton Berisha e ka zhvilluar të martën stërvitjen e parë me grupin e lojtarëve të Vikingut. Por nuk është njoftuar nëse do të paraqitet të premten kundër Bodo/Glimtit në derbin e xhiros së 25-të të elitës norvegjeze të futbollit.

Vikingu është në vendin e parë me 59 pikë, kurse Bodo/Glimt është në vendin e dytë me tri pikë më pak.

“Trajneri i Vikingut, Morten Jensen, nuk konfirmon nëse sulmuesi është në skuadrën që do të udhëtojë për ndeshjen për vendin e parë kundër Bodø/Glimt të premten. Berisha ka pasur probleme me lëndime në pothuajse gjithë vitin dhe është stërvitur me program”, shkruan mediumi norvegjez “NRK” të martën.

Berisha mund të jetë në dispozicion të Vikingut për ndeshjen kundër Sabah Baku në Ligën e Kampionëve më 4 nëntor.

Kosovari 32-vjeçar ka luajtur vetëm tetë minuta këtë edicion për Vikingun, në ndeshjen ndaj Oslos më 10 maj.