KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Атлетико – Барселона, големото дерби во Ла Лига

По поразот од Реал, Барса „експлодира“ против Алавес

Vëmendja e futbollit spanjoll do të jetë të dielën në stadiumin “Metropolitano”, ku Atletico Madridi e pret Barcelonën nga ora 21:00, në ndeshjen që i takon xhiros së 12-të. 

Barcelona kryeson tabelën në La Liga me 30 pikë, dy më shumë se Atletico Madridi, që renditet në pozitën e dytë.

Pozita e skuadrave në tabelë e bënë edhe më të rëndësishme ndeshjen.

Skuadra e Diego Simeones synon ta shfrytëzojë mbështetjen e tifozëve për të kaluar në krye të tabelës, ndërsa Barça udhëton në Madrid me synimin për ta ruajtur pozitën e parë.

Barcelona paraqitet pas fitores bindëse ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve, ndërsa Atletico Madridi kërkon të kthehet te rezultatet pozitive pas humbjes nga Bayern Muncheni. 

Atletico i ka fituar tri ndeshjet e fundit në shtëpi, ndërsa Barça është e pamposhtur në pesë ndeshjet si mysafire. 

Gjiganti katalunjas ka realizuar 46 gola në 11 xhirot e para, duke iu afruar rekordit të Athletic Bilbaos, që në edicionin 1930/31 kishte shënuar 49 gola në të njëjtën periudhë. 

Reali të shtunën nga ora 21:00 përballet në udhëtim me Valencian. 

Reali ka 27 pikë dhe e zë vendin e tretë.