KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Претседателот на Парагвај е соборен и уапсен по колапсот на банката

Сантијаго Пења

Фото: Асошиетед прес

Presidenti i Paraguait, Santiago Pena, është shkarkuar nga detyra dhe është vendosur në arrest shtëpiak, pasi kolapsi i një banke shkaktoi krizë, duke lënë më shumë se gjysmën e popullsisë së vendit pa qasje në llogaritë e tyre bankare, raporton “BBC”.

Pena u arrestua të premten, vetëm pak minuta pasi deputetët dhe senatorët, përfshirë edhe anëtarë të partisë së tij, votuan njëzëri për shkarkimin e tij nga detyra, pas kolapsit të bankës Ueno në fillim të kësaj jave. Kjo bankë kishte lidhje me interesat e tij private të biznesit.

Ai kishte ofruar dorëheqjen të enjten. Megjithatë, në vend që ta pranonin dorëheqjen e tij, senatorët votuan për shkarkimin e Penas dhe ngritjen e akuzave për keqpërdorim të detyrës, duke bërë që atij t’i hiqej imuniteti që zakonisht u garantohet ish-presidentëve.

Pena, i cili deri vitin e kaluar zotëronte aksione në kompaninë që kishte në pronësi bankën, ka mohuar çdo keqbërje.

Në akuzat që çuan në shkarkimin e tij pretendohet se ai kishte qenë në konflikt interesi, kishte manipuluar mbikëqyrjen rregullatore, kishte devijuar fondet pensionale dhe kishte marrë pjesë në një përpjekje institucionale për ta fshehur të vërtetën, ku ishte përfshirë edhe banka qendrore.

Ai pritet të merret në pyetje të shtunën lidhur me dyshimet për shkelje të besimit, ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe përvetësim të fondeve, bëri të ditur prokurorja Silvia Margarita Gonzalez Vester.

Zëvendëspresidenti Pedro Alliana, është betuar si president i ri i përkohshëm dhe ka premtuar se nuk do t’i “braktisë” miliona njerëzit e prekur nga skandali.

“Bashkëqytetarët tanë që po kalojnë një periudhë të vështirë si pasojë e kolapsit financiar do të kompensohen plotësisht”, tha Alliana, i cili do të ushtrojë detyrën e presidentit deri në vitin 2028.
Rënia e bankës digjitale bëri që më shumë se gjysma e popullsisë së Paraguait të mbetej pa qasje në kursimet, pasi banka u vu nën administrimin e Bankës Qendrore të Paraguait.

Të martën dhe të mërkurën, radhë të gjata njerëzish që përpiqeshin të tërhiqnin paratë nga degët e bankës Ueno u krijuan përgjatë rrugëve të kryeqytetit Asuncion.

Rreth tre milionë depozitues vazhdojnë të mos kenë qasje në kursimet dhe pensionet e tyre, duke nxitur zemërim të madh publik, veçanërisht në kryeqytet.

Si reagim, në mbarë vendin shpërthyen protesta, ku mijëra qytetarë dolën në rrugë të enjten për të kërkuar kthimin e parave të tyre.

Protestat e mëhershme u shoqëruan me përleshje me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve.

Vendimi për shkarkimin e Penas u miratua me 44 vota pro nga gjithsej 45 senatorë. Një senator mungoi në votim.

“Nuk ishte kurrë qëllimi im të tradhtoja besimin që më dhatë”, tha Pena në një video të publikuar në platformën X, përmes së cilës njoftoi dorëheqjen të enjten. Ai shtoi se prioriteti i tij ishte “qetësia shpirtërore e qytetarëve të Paraguait, të cilët ua besuan kursimet sistemit tonë financiar”.

Pas votimit, kryetari i Senatit, Basilio Nunez, tha se Pena ishte shpallur fajtor për “shkelje të detyrimeve të detyrës”.

Avokati i tij mbrojtës, Ricardo Preda, i ka cilësuar akuzat si “akuza të pamatura”, duke i quajtur ato “të papërgjegjshme dhe oportuniste”.