KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Се урна зграда во Њујорк, двајца мртви и 17 повредени

Паѓање на згради

Фото: Асошиетед прес

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 17 të tjerë janë lënduar pasi një ndërtesë në qytetin e New Yorkut është shembur në një kantier të hapur ndërtimi, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Ngjarja ka shkaktuar një operacion të madh kërkim-shpëtimi, ku më shumë se 250 pjesëtarë të ekipeve emergjente mbërritën në vendngjarje, në Bruklin, në përpjekje për të gjetur të mbijetuar që mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës trekatëshe.

Disa orë më vonë, pamjet ajrore treguan zjarrfikësit duke nxjerrë nga rrënojat një person të mbijetuar, të mbuluar me pluhur. 

Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar shkakun e shembjes së papritur, e cila ka ndodhur rreth orës 16:00 sipas kohës lokale të mërkurën.

Komisionerja e Departamentit të Zjarrfikësve të New Yorkut (FDNY), Lillian Bonsignore, e ka përshkruar operacionin e shpëtimit si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

Ajo ka shtuar se nën rrënoja kishin mbetur të bllokuar si banorë të ndërtesës së shembur, ashtu edhe persona që ndodheshin në kantierin e ndërtimit.

“Ekipet tona kanë punuar në mënyrë sistematike dhe nuk janë ndalur që nga mbërritja në vendngjarje këtë pasdite”, ka thënë Bonsignore.

Disa fotografi të ndërtesës së shembur, në Flatbush Avenue në Bruklin, tregojnë se njëra anë e saj është shkatërruar plotësisht, duke lënë të ekspozuara dhomat e gjumit dhe dollapët.

Mes rrënojave, betonit të thërrmuar dhe metaleve të përdredhura, shiheshin edhe sende shtëpiake dhe veshje.