KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Сите летови до САД се забранети

рамнина

Administrata Federale e Aviacionit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FAA) ka urdhëruar ndalimin në nivel kombëtar të nisjes së fluturimeve nga aeroportet amerikane, pas një problemi në sistemin e komunikimit që ka prekur qendrat e kontrollit të trafikut ajror.

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka thënë se FAA-ja urdhëroi ndalimin e fluturimeve në të gjitha aeroportet amerikane për shkak të një problemi në komunikim që ka prekur të gjitha qendrat e kontrollit të trafikut ajror në rrugë.

“Teknikët e FAA-së po hetojnë problemin. Do të ofrojmë përditësime të menjëhershme sapo t’i kemi”, ka thënë Duffy.

Sipas faqes së përcjelljes së fluturimeve FlightRadar24, rreth 3,100 aeroplanë ndodheshin në ajër në drejtim të aeroporteve amerikane në momentin kur ndodhi njoftimi. 

FAA-ja ka bërë të ditur se fluturimet ndërkombëtare që janë në hyrje të SHBA-së do të menaxhohen rast pas rasti.