KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Кушнер: Европа сè уште не претставила убедлив план за завршување на војната во Украина

Џаред Кушнер

Фото: Асошиетед прес

  • Превод: Флутура Гаши-Мехмети

    Пеперутка Гаши-Мехмети
  • 26 ноември 2026 12:16 часот

  • Споделете на:

Evropa ende nuk ka arritur të paraqesë një plan bindës për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, ka deklaruar Jared Kushner.

Kushner, dhëndri i Donald Trumpit dhe një prej të dërguarve kryesorë të tij, u ka kërkuar aleatëve të NATO-s të paraqesin alternativa ndaj përpjekjeve të tij për t'i dhënë fund luftës.

Ai ka thënë se kishte ushtruar “presion të fortë” ndaj Vladimir Putinit lidhur me qëndrimin evropian se në Ukrainë duhet të vendoset fillimisht një armëpushim, përpara se të zhvillohen bisedime më të gjera për sigurinë evropiane. Megjithatë, ka shtuar se udhëheqësi rus “nuk duket shumë i interesuar” për këtë propozim.

“Ajo që duhet të bëjmë është të përqendrohemi te periudha pas luftës, gjë që, sipas meje, ka kuptim, sepse synimi është të arrihet një paqe që do të zgjasë”, ka deklaruar Kushner.

“U kemi kërkuar evropianëve dhe ukrainasve nëse kanë një ide më të mirë se si mund të arrihet kjo, por deri më tani askush nuk na ka paraqitur një të tillë”, ka shtuar Kushner.

Kushner, i cili është takuar katër herë me Putinin gjatë këtij viti, i ka bërë këto komente në një intervistë për podcastin e Mathias Döpfner, drejtor ekzekutiv i Axel Springer, kompanisë që zotëron gazetën “The Telegraph”.

Gjatë intervistës, Kushner ka lavdëruar ekipin negociator rus dhe e ka cilësuar Putinin si një “mjeshtër të madh të politikës”

“Kur hyn në takime, presidenti Putin është shumë i organizuar. Njerëzit mund t'i pëlqejnë ose jo veprimet e tij, por ai është padyshim një mjeshtër i madh i politikës. Ai është një figurë historike. Është gjithmonë jashtëzakonisht i përgatitur. Është shumë i kujdesshëm. Gjatë bisedave tona mban shumë shënime dhe më pas i përcjell gjërat në mënyrë shumë të saktë. Por është e qartë se ai ka një kuptim shumë të thellë të çështjeve. Ka qëndrime shumë të forta për to”, ka thënë Kushner.

Deklaratat e tij pritet të shkaktojnë shqetësim te udhëheqësit evropianë dhe ukrainas, të cilët këmbëngulin se armëpushimi duhet të arrihet përpara çdo negociate për marrëveshjet e periudhës pas luftës.

Ata kanë paralajmëruar vazhdimisht se Putini po përpiqet ta shfrytëzojë procesin e paqes në Ukrainë për të riformësuar në favor të Rusisë rendin e sigurisë në kontinent.

Ndër kërkesat e fundit të Moskës zyrtare është edhe tërheqja e trupave të NATO-s nga Evropa Lindore.

Kushner dhe i dërguari tjetër amerikan, Steve Witkoff, një manjat i pasurive të paluajtshme, kanë mbështetur javët e fundit zgjerimin e bisedimeve, në mënyrë që ato të përfshijnë edhe çështjet e arkitekturës së sigurisë evropiane, garancitë e sigurisë për periudhën pas luftës, paketat për rimëkëmbjen ekonomike dhe marrëveshjet humanitare.

Në intervistë, Kushner tha se besonte se marrëveshjet për periudhën e pas luftës, si për Ukrainën ashtu edhe për Rusinë, do t'i ndihmonin palët të arrinin një marrëveshje për çështjen e ndërlikuar të territoreve.

“Besoj se sapo të jemi në gjendje të përcaktojmë marrëdhëniet pas luftës, çështja e territoreve do të bëhet shumë më e lehtë për t'u zgjidhur, sepse aktualisht nuk ka asnjë mënyrë për ta kapërcyer këtë pengesë të fundit”, ka thënë ai. 

Deri më tani, amerikanët janë dukur më pranë qëndrimit të Rusisë, e cila këmbëngul se, si çmim për paqen, Ukraina duhet t'i dorëzojë pjesën e mbetur të rajoneve lindore të Donbasit, të cilat forcat e Putinit nuk kanë arritur t'i pushtojnë.

Kushner ka këmbëngulur se roli i tij ishte ai i një “ndërmjetësi”, i cili përpiqet të balancojë me kujdes interesat e “dy palëve që kanë këndvështrime të ndryshme për mënyrën se si duhet të përfundojë lufta”.

Muajin e kaluar, edhe Witkoff e kishte lavdëruar udhëheqësin rus, duke e cilësuar si “humanitar”. Këto komente ishin dënuar nga udhëheqës evropianë, përfshirë kryeministrin britanik, Andy Burnham.