KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

ЕУ ветува инвестиции во Гренланд, среде обидот на Трамп да ја преземе контролата

Урсула фон дер Лејен

Фото: Асошиетед прес

residentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar të hënën planet për investime prej 200 milionë eurosh nga BE-ja në Grenlandë dhe për forcimin e lidhjeve me territorin danez të Arktikut, për të cilin presidenti amerikan, Donald Trump, ka këmbëngulur se duhet t’i përkasë Shteteve të Bashkuara.

Von der Leyen ka mbërritur në Grenlandë të dielën për një vizitë dyditore, e cila shërben si shenjë mbështetjeje për qeveritë e Grenlandës dhe Danimarkës, të cilat e kanë kundërshtuar fuqishëm fushatën e Trumpit për të marrë nën kontroll ishullin më të madh në botë.

Presidentja e organit ekzekutiv të Bashkimit Evropian, që përfaqëson 27 shtete, ka thënë se fondet e BE-së do të përqendrohen në sektorë të tillë si mineralet kritike, komunikimet satelitore dhe energjia e rinovueshme në Grenlandë, e cila është pjesë gjysmëautonome e Mbretërisë së Danimarkës.

“BE-ja qëndron në solidaritet të plotë me Mbretërinë e Danimarkës dhe popullin e Grenlandës”, ka thënë von der Leyen në një konferencë për media. “Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, ka shtuar ajo.

Vizita e von der Leyen pasqyron rëndësinë në rritje gjeopolitike të Arktikut për fuqitë e mëdha, si Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe Evropa, ndërsa shkrirja e akullit po hap rrugë të reja detare dhe po e bën më të arritshme pasurinë minerare të rajonit.

Shefja e Komisionit Evropian, e cila të dielën ka bërë një udhëtim me varkë në një pjesë të mbushur me copa akulli, kishte shkruar më herët në X se ishte mahnitur nga peizazhet spektakolare të Grenlandës, por ishte e vetëdijshme për “shenjat e dukshme të ndryshimeve klimatike”.

“Ndërsa akulli shkrihet, po krijohet një realitet i ri”, ka shkruar ajo.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar një krizë në marrëdhëniet SHBA-Evropë dhe trazira brenda aleancës ushtarake transatlantike të NATO-s këtë vit, kur shtoi kërkesat që Shtetet e Bashkuara të merrnin kontrollin e Grenlandës, duke argumentuar se Danimarka, një vend anëtar i NATO-s, nuk mund ta mbronte atë.

Zyrtarët evropianë kanë theksuar se Grenlanda është pjesë e territorit të NATO-s, çka do të thotë se ajo mbulohet nga marrëveshja e aleancës për mbrojtjen e ndërsjellë. Ata gjithashtu kanë theksuar se SHBA-ja ka tashmë të drejtën të rrisë praninë e saj ushtarake atje, në bazë të një traktati të vjetër.

Tensionet janë ulur pasi Trumpi dhe kreu i NATO-s, Mark Rutte, kanë rën dakord në Davos në janar që Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Grenlanda të nisnin bisedimet për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe që NATO-ja të forconte rolin e saj në sigurinë e Arktikut.

Megjithatë, bisedimet trepalëshe ende nuk kanë sjellë një marrëveshje dhe, në samitin e NATO-s në Turqi në korrik, Trumpi ka përsëritur këmbënguljen e tij se Shtetet e Bashkuara duhet të kontrollojnë Grenlandën.

Von der Leyen ka thënë se e ardhmja e Grenlandës duhet të vendoset nga populli i Grenlandës dhe Danimarka, dhe nga askush tjetër.

“Arktiku është shndërruar në një nga vendet ku përplasen pllakat tektonike të gjeopolitikës. Ne kemi një interes të drejtpërdrejtë në atë që ndodh këtu”, ka thënë ajo, duke shtuar se Komisioni i saj do të paraqesë një strategji të re të BE-së për Arktikun në muajt e ardhshëm.

Edhe pse Danimarka është anëtare e BE-së, Grenlanda është larguar nga blloku në vitin 1985.

Megjithatë, banorët e saj, si shtetas danezë, janë gjithashtu shtetas të Bashkimit Evropian.

BE-ja prej kohësh ka ofruar fonde për Grenlandën, kryesisht për të paguar për të drejtat e peshkimit dhe për të mbështetur sistemin e saj arsimor. Sipas zyrtarëve të BE-së, paketa prej 200 milionë eurosh përfaqëson jo vetëm një rritje të madhe të financimit, por edhe zgjerim të sektorëve që do të përfitojnë nga fondet evropiane.