KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
СВЕТОТ

Американски војник уапсен во Британија, осомничен за врски со Русија

Американски војник уапсен во Британија, осомничен за врски со Русија

Një ushtar i ushtrisë amerikane është arrestuar në Britaninë e Madhe nën dyshimin për veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe Rusinë, ka njoftuar policia britanike kundër terrorizmit, shkruan BBC. 

Ushtari 41-vjeçar, pjesëtar i lartë i ushtrisë amerikane, u arrestua të martën në Gloucestershire në bazë të nenit 1 dhe nenit 3 të Ligjit për Sigurinë Kombëtare të Britanisë. Neni 1 i ligjit lidhet me zbulimin e informacioneve të huaja, ndërsa neni 3 me përgjigje ndaj një shërbimi të inteligjencës.

Ushtari ishte i sistemuar në kazermat Imjin në Britani, ku qëndrojnë forcat e NATO-s.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, ka thënë se arrestimi lidhet me pretendimin për spiunazh dhe se kjo është çështje me rëndësi të madhe për vendin dhe aleatët.