KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Сурои: Косово може да постигне договор за изградба на хидроцентрала во Албанија

Veton Surroi

публицист Veton Surroi mendon se Kosova do të duhej të koncentrohej të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket gazifikimit të qymyrit. 

Surroi ka thënë se SHBA-ja është në majë të hulumtimit e zbatimit të teknologjive të reja që kanë të bëjnë me gazifikimin e qymyrit, e të shndërrimit të tij në forma të tjera të përdorimit të energjisë. 

“Do të ishte veprim strategjik për një periudhë shumë të gjatë ndërlidhja e Kosovës me kompanitë amerikane që merren me këtë çështje. Një nga to është në Dakotën e Veriut”, tha Surroi në “Konfront” të KTV-së. 

Surroi ka thënë se Kosova ka nevojë për siguri energjetike dhe se energjia elektrike e prodhuar në Kosovë është e shekullit XX. 

“Janë termocentrale të ndërtuara gjatë viteve ’70 e ’80  e ne jemi gati në çerek shekullin e XXI. Kosova s’ka bërë asnjë ndryshim transformativ në furnizimin e vetë me energji”, tha Surroi. 

Surroi ka thënë se termocentralet aktuale të Kosovës e kanë tejkaluar moti afatin e tyre. 

Surroi ka thënë se deri në vitin 2030 në botë parashihet të rritet për 8 për qind nevoja për energji, e kjo nënkupton rritje të çmimeve. Ai ka thënë se derisa shtetet tjera të rajonit  e po ashtu evropiane po bëjnë veprime të shpejta për siguri energjetike, ai nuk është i sigurt se Kosova po bën veprime të tilla. 

E sa i përket strategjisë që Kosova duhet ta ndjekë për pavarësi energjetike, Surroi ka përmendur dy. 

Ai ka thënë se njëra prej tyre tashmë është, bursa shqiptare e energjisë elektrike ALPEX, kompani e përbashkët e Shqipërisë e Kosovës për tregtimin e energjisë elektrike. E një formë tjetër ka thënë se do të ishte ndërtimi i ndonjë termocentrali nga Kosova në Shqipëri. 

“Ekziston formë tjetër që mendoj se duhet të shqyrtohet...Kosova ka nevojë për hidroenergji, ndonëse s’ka lumenj. Mund t’i shfrytëzojë resurset e Shqipërisë në marrëveshje me Shqipërinë. Në Shqipëri ekzistojnë dy hidrocentrale norvegjeze. Pse të mos ekziston një hidrocentral i ndërtuar nga Kosova për nevojat e ALPEX-it”, ka thënë Surroi. 

Прочитајте други ажурирања
Veton Surroi

Сурои: Доколку членството во ЕУ се базираше на заслуги, Косово би било примерна земја-кандидат

публицист Veton Surroi vlerëson se po të ishte procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian i bazuar...