KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Рама ја објави кандидатурата за лидер на ЛДК: Абдиџику треба да поднесе оставка

Напредокот Рама

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e brendshme që kjo parti do t’i ketë vitin e ardhshëm.

Në një deklarim për media gjatë ditës së sotme, Rama i ka bërë thirrje kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhikut, që të japë dorëheqje.

“A keni dëgjuar që kam thënë se po? Do të jem (kandidat për kryetar të LDK-së. Jam dëshmuar në Prishtinë, jam rizgjedh, e kam pru LDK-në të parën në Prishtinë. Mendoj që kishte bërë mirë (të dorëhiqet Abdixhiku). Ashtu duhet me bë”, ka thënë Rama.

Ishte pikërisht Abdixhiku që e prezantoi Ramën si kandidat të LDK-së për kryetar të Prishtinës në vitin 2021, kur ai nuk kishte karrierë në politikë dhe njihej kryesisht si arkitekt e urbanist me përvojë ndërkombëtare.

Rama fitoi në dy palë zgjedhje nën siglën e LDK-së dhe u zgjodh kryetar i Prishtinës, në vitin 2021 dhe në vitin 2025.

Vazhdimisht e ka përsëritur se nuk është anëtar i LDK-së.

E ditë më parë, Abdixhiku i kishte reaguar ambicieve të Ramës për kryetar të LDK-së gjatë një paraqitje për media. Kryetari aktual kishte pozuar me një filxhan ku ishte presidenti historik Ibrahim Rugova dhe mbi të shkruante: “LDK vetëm e LDK-së”. 

Ndërkohë, Abdixhiku u zgjodh në krye të LDK-së më 14 mars 2021 në zgjedhjet e brendshme të jashtëzakonshme. Në nëntor 2023, u konfirmua si kryetar në zgjedhjet e rregullt. Pas rezultatit në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, ai ofroi dorëheqjen dhe ia la në dorë vendimit Kuvendit të partisë. Më 31 janar 2026, Abdixhiku i mbijetoi votëbesimit. Ngjashëm i mbijetoi mocionit të votëbesimit edhe më 30 korrik 2026.

Në tri palë zgjedhje, Abdixhiku me LDK-në kanë dalë të tretit.