KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Писмото на Арлинда Зекај на плоштадот во Пеќ како доказ за неуспехот на државата

Пеџа во фокус/Фејсбук

Пеџа во фокус/Фејсбук

“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, është një prej rreshtave që pati shkruar Arlinda Zekaj në letrën për prokuroren në Pejë, pak ditë para se të vritej.

Kjo letër nga e hëna është në shesh të Pejës, si dëshmi e dështimit të shtetit për mbrojtjen e Zekajt. “Deri kur?” është shkrimi mbi letër.

Ajo pati kërkuar urgjentisht nga shteti marrjen e masave ndaj atyre që dështuan t’i përmbushnin detyrat e tyre, në mbrojtje të saj. Në letër alarmonte për rrezikun për jetën e saj.

Në shenjë proteste, në Pejë të hënën janë bërë edhe grafitë nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, që ka ftuar për protestë të mërkurën në Prishtinë.

“Nga Peja thërrasim për organizim e revoltë kombëtare nga kjo e mërkurë e tutje për jetë e siguri për gratë e gjalla, e drejtësi për Arlinda Zekajn e çdo grua të vrarë. Ky shtet nuk mund të ketë qetësi pa sigurinë e grave!” thuhet në publikim të Kolektivit.

“Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë!”, “Komuna bashkëfajtore në vrasjen e grave!”, “Prokuroria i ka durt me gjakun e Arlindës!”, “Nuk ka qetësi pa drejtësi!” janë disa nga grafitet.

Letra u bë publike për mediat tek pas vrasjes së Zekajt më 25 tetor. 

Zekaj, 49-vjeçare, u qëllua për vdekje me sëpatë, mbrëmjen e së dielës, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar është kunati i saj, që sipas autoriteteve gjendet në arrati. Tri ditë para se të vritej, nëpërmjet një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë ajo kishte njoftuar për rrezikun. 

“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar Zekaj. Vrasja ndodhi pak orë pasi ajo kishte raportuar në polici ish-bashkëshortin për kanosje. 

Pavarësisht alarmit të ngritur dhe ankesave të saj ndaj institucioneve, rasti përfundoi tragjikisht.

Të hënën u mbajt edhe një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit. Deputetët kërkuan hetim, përgjegjësi e ndjekje penale për të gjithë zyrtarët që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt. 

Vetëm këtë vit, në Kosovë janë vrarë tetë gra, derisa që nga paslufta, 97 grave u është marrë jeta nga bashkëshortët apo familjarët e tyre.