KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

Курти: Независноста на Албанија започна со стотици телеграми, пред да се појави како знаме

Албин Курти

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pavarësia e Shqipërisë, para se të shfaqej më 28 Nëntor 1912 përmes ngritjes së flamurit në Vlorë, ishte paraprirë nga një varg qindra telegramesh që u përcollën në qytete të ndryshme shqiptare.

Në fjalimin e tij me rastin e 28 Nëntorit, Kurti ka thënë se këto telegrame përçuan mesazhet dhe organizimin që i paraprinë shpalljes së pavarësisë, duke i krahasuar me “flamurtha të pavarësisë”.

“Sa herë që vjen kjo ditë e shënuar e 28 Nëntorit, të gjithëve na shfaqet në mendje e njëjta pamje: një flamur që shpaloset nga ballkoni i asaj shtëpie në Vlorë ku qëndronte Ismail Qemali me atdhetarë të tjerë. Por sot dua të flas për një tjetër pamje: për një varg telegramesh që do të mund të quheshin flamurtha të pavarësisë”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur telegramin e 9 nëntorit 1912, të dërguar nga Ismail Qemali nga Vjena, me mesazhin se “e ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”, duke theksuar se në ditët në vijim komunikimet telegrafike u shtrinë në qytete të shumta shqiptare.

Sipas Kurtit, nëntë ditë më vonë, paria e Vlorës u dërgoi telegram kryetarëve të bashkive të 30 qyteteve, nga Janina në Shkodër e nga Kosturi në Peqin, me thirrjen për bashkim dhe ruajtjen e qetësisë deri në mbërritjen e Ismail Qemalit.

Kurti ka veçuar edhe rolin e zyrave telegrafike, duke thënë se një telegram i marrë në Elbasan në orën 10:40 ishte përcjellë më pas për Strugën, Ohrin, Korçën, Dibrën dhe Manastirin, ndërsa komunikimet me qytete të tjera vazhduan gjatë ditëve pasuese.

“Po niste pulsimi i zemrës së një shteti që bashkohej me rrahjet e aparatit telegrafik. Kjo ishte e gjithë infrastruktura e pavarësisë sonë: një tel prej bakri dhe disa njerëz që nuk ndaleshin së përcjelli fjalë nëpër këto shtigje të holla telash”, ka thënë ai.

Në shkrimin e tij, Kurti ka përmendur edhe situatën e rënduar ushtarake në atë kohë, duke cituar një telegram të 25 nëntorit të komandantit serb Simoviq, i cili kërkonte dorëzimin e popullsisë së Ohrit dhe Strugës.

Ai ka kujtuar se flamuri kombëtar ishte ngritur edhe në qytete të tjera para 28 Nëntorit, ndërsa më 28 nëntor, në Vlorë, delegatët vendosën që Shqipëria të shpallej “e lirë e e mosvarme”.

Kurti ka thënë se dokumentet historike tregojnë edhe rolin e njerëzve të zakonshëm në këtë proces, nga telegrafistët e deri te banorët që përcillnin dhe financonin telegramet.

“Liria dhe pavarësia nuk ranë nga qielli dhe nuk u dhuruan nga asnjë konferencë. Ato u përcollën me këmbëngulje brez pas brezi, fjalë pas fjale”, ka deklaruar Kurti, duke e lidhur këtë proces me ngritjen e flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Прочитајте други ажурирања
Албанија

28 ноември во историјата