KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

КСК: Осомничениот за убиството на Арлинда Зекај не е вклучен во ниту едно од досиејата во нејзиниот случај

КЈЦ

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka publikuar të gjeturat nga shkresat e lëndës të paraqitur nga Arlinda Zekaj, gruaja e vrarë të dielën nga ish-kunati i saj. Raporti u përpilua me kërkesën e kryesuesit të KGJK-së, Rrustem Thaqi. 

KGJK-ja ka theksuar faktin se nga shkresat e lëndës rezulton se në këtë çështje palë të vetme kanë qenë, pala e mbrojtur Arlinda Zekaj dhe pala përgjegjëse Jeton, duke e theksuar tutje se në asnjë shkresë nuk është përfshirë tani i dyshuari për vrasjen, Albert Sylaj. 

Raporti thotë se Gjykata më datë 07.09.2026 e ka pranuar Kërkesën për Shqiptimin e Urdhrit Mbrojtës Emergjent, dhe po këtë ditë e ka regjistruar në regjistrin manual dhe atë elektronit të SMIL, konform rregullave të përcaktuara me akte normative. Me aktvendimin e datës 07.09.2026, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar Urdhrin për Mbrojtje Emergjente për Zekajn. Kjo e fundit më pas ka paraqitur kundërshtim, vetëm lidhur me piken III, të dispozitivit që ka pasur të bëjë me besimin e fëmijës dhe alimentacionin.

“Gjykata, duke vendosur sipas kundërshtimit të palës së mbrojtur dhe përfaqësuesit për mbrojtjen e viktimave me aktvendimin C.nr.1300/2026 të datës 16.10.2026, ka vendosur që të aprovohet kërkesa e palës mbrojtëse me saktësisht si në dispozitiv të këtij aktvendim. Kundër këtij aktvendim nuk është paraqitur ankesë nga palët në këtë rast”, thuhet nga raporti, sipas KGJK-së.

Në shkresa rezulton se Zekaj gjatë gjithë kohës ka pasur të caktuar urdhrin për mbrojtje. 

“Nga shkresat e lëndës rezulton se në këtë çështje palë të vetme kanë qenë, pala e mbrojtur Arlinda Zekaj-Sylaj dhe pala përgjegjëse Jeton Sylejman Sylaj (në raport familjar - bashkëshort), dhe në asnjë shkresë të lëndës nuk është përfshirë tani i dyshuari për kryerjen e veprës penale të vrasjes, Albert Sylaj”, arsyeton Këshilli Gjyqësor. 

Ndërkohë, shkresat tregojnë se më 17 shtator 2026, Zekaj i është drejtuar më kërkesë kryetarit të Gjykatës Themelore në Pejë, ku ka shprehur pretendimet se gjyqtari i çështjes ka vendosur kundërligjshëm dhe pas afateve ligjore. Kryetari i Gjykatës në Pejë, po të njëjtën ditë, me datën 17 shtator 2026 i është drejtuar gjyqtarit të çështjes me kërkesë që ta informohet lidhur më çështjen si dhe me veprimet e ndërmarra. 

Ndërsa, më 20 tetor kryetari i Gjykatës i është përgjigjur Zekajt duke i sqaruar të gjitha veprimet e ndërmarra nga Gjykata në lidhje me rastin, thotë raporti i kryetarit të KGJK-së.
KGJK-ja ka mohuar se kryesuesi i saj kishte pranuar kërkesë nga Zekaj.