KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
Арбери

ИКЛ: Извештајот на ЕК потврдува загрижувачка состојба во владеењето на правото и неуспех во унапредувањето на реформите

Косовски правен институт

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 paraqet një pasqyrë shqetësuese të gjendjes së sundimit të ligjit, funksionimit të institucioneve demokratike dhe zbatimit të reformave. 

“Gjetjet e raportit dëshmojnë se Kosova vazhdon të përballet me probleme serioze dhe të përsëritura, të cilat janë evidentuar edhe në raportet e viteve paraprake, pa u adresuar në mënyrë të qëndrueshme nga institucionet përgjegjëse. Veçanërisht shqetësues është vlerësimi i Komisionit Evropian se gjatë periudhës raportuese Kosova nuk ka shënuar progres në funksionimin e gjyqësorit. Ky vlerësim paraqet përkeqësim krahasuar me tri vitet paraprake, kur progresi ishte vlerësuar si i kufizuar. Për më tepër, KE ka evidentuar zhvillime shqetësuese në respektimin e të drejtave themelore dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë”, ka thënë IKD.

IKD-ja ka vlerësuar se këto gjetje s’duhet të trajtohen si probleme të izoluara të një viti më parë, por si vazhdimësi e mangësive strukturore, vonesave në reforma dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale. 

“Për vite me radhë, raportet e KE-së kanë identifikuar pothuajse të njëjtat sfida, ndërsa masat e ndërmarra nuk kanë qenë të mjaftueshme për të siguruar ndryshime thelbësore”, thuhet nga IKD-ja. 

Po ashtu IKD-ja ka vlerësuar se kriza politike e institucionale që e ka përcjellë Kosovën që nga zgjedhjet e shkurtit 2025 e ka rënduar edhe më tej këtë gjendje. 

“Bllokadat në funksionimin e institucioneve, zgjedhjet e përsëritura dhe vonesat në vendimmarrje kanë penguar zbatimin e reformave të domosdoshme, duke ndikuar negativisht në agjendën e integrimit evropian”, thuhet nga IKD. 

IKD-ja ka thënë se vlerësimi i KE-së për mungesën e progresit në funksionimin e gjyqësorit është një nga gjetjet më serioze të raportit të vitit 2026.