KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Тројца полицајци повредени во навивачка пресметка во Гњилане

престрелки

Nga përleshja e tifozëve të Dritës “Intelektualët” dhe “Plisat” e Prishtinës para derbit të Superligës së Kosovës në futboll, kanë mbetur tre policë të lënduar.

Lajmin për KOHËN e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani ka njoftuar se tre policët kanë kërkuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan.
Ndeshja e mbetur e xhiros së dytë e Superligës, u zhvillua të mërkurën në fushën me bari sintetik në Gjilan. Derbin e fitoi Prishtina me rezultat 2:1.

“Rreth orës 13:50, gjatë sigurimit të një ndeshjeje futbollistike në qytetin e Gjilanit, jashtë stadiumit ku po zhvillohej ndeshja, tifozët e të dyja ekipeve garuese kanë tentuar të përleshen fizikisht ndërmjet vete me ç‘ rast është dashur ndërhyrja e njësive policore për parandalimin e përshkallëzimit të situatës. Gjatë ndërhyrjes janë lënduar tre zyrtarë policorë të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan. Sipas raportit mjekësor lëndime të lehta trupor”, ka njoftuar Osmani.

Ai ka bërë të ditur se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndriçimin e rastit.

“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Osmani.