Arbëri

Banorët e Hajvalisë paralajmërojnë bllokimin e magjistrales Prishtinë-Gjilan

Aksidentet janë të shumta në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Dy javë më parë një veturë goditi për vdekje 34-vjeçarin Arban Sopjani.

Vëllai i tij, Dritoni, thotë se dhimbjen e kanë të madhe, por kërkon nga shteti që të intervenojë dhe të mos lejojë më fatkeqësi të tilla.

“Dhimbja ka qenë e madhe, kërkojmë që të ndërmerren masa në këtë aks rrugor”, tha Sopjani.

Banorët e Hajvalisë thonë se po rrezikohen çdo ditë nga moszgjerimi i rrugës dhe nga mungesa e trotuareve e sinjalizuesve.

Tregojnë se për rrugën u bënë projekte, por që nuk u zbatuan kurrë.

Pas adresimit të shqetësimeve në Ministrinë e Infrastrukturës, ata u vizituan nga ministri Liburn Aliu, i cili mori përsipër që të veprojë në dy faza.

Si masë emergjente, ministri u premtoi vendosjen e sinjalizimit dhe rregullimin e stacioneve të autobusëve, dhe si fazë të dytë zgjerimin e rrugës Hajvali-Graçanicë.

Nëse nuk ndodh kjo, banorët thonë se do ta bllokojnë rrugën.

Ministri Aliu dhe banorët e zonës kanë kërkuar nga shoferët që e frekuentojnë këtë rrugë që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos e tejkalojnë shpejtësinë.