Metro

Të shtunën pastrohet rruga “Aziz Zhilivoda” dhe hapësirat rreth shkollës “Hilmi Rakovica”

 

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën duke filluar nga ora 9 do të bëhet pastrimi gjeneral i rrugës “Aziz Zhilivoda” dhe i hapësirave rreth shkollës fillore “Hilmi Rakovica”; me parkingjet përreth, rrugët lidhëse si dhe hapësirat tjera publike në këtë zonë.

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos parkojnë veturat në këto pjesë gjatë kësaj kohe.