Arbëri

Vazhdojnë reduktimet e energjisë në qendër të Prishtinës

Që nga orët e mëngjesit Lagjja e Muhaxherëve në Prishtinë, është pa energji elektrike.

KEDS deri në këto momente nuk ka njoftuar për ndërprerje të energjisë për shkak të planeve rregulluese apo problemi në rrjet.

Edhe ditën e hënë e gjithë Lagjja e Muhaxherëve ishte pa energji elektrike, gjë që ka shkaktuar shumë probleme te qytetarët dhe bizneset e kësaj pjese./KSP