Arbëri

Ujësjellësi “Prishtina” me aplikacion për pagim të faturave

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njoftoi se konsumatorët nga e hëna do të mund t’i paguajnë faturat nëpërmjet aplikacionit online.

Sipas KRU-së, aplikacioni “e-kurp” tash për tash do të funksionojë në sistemin Android, ku pos pagesës, në të mund të shihen borxhi dhe shërbimet e ujësjellësit e të kanalizimit.

Ndërkohë, kjo kompani javën që shkoi i dërgoi rreth 600 ekonomi familjare te përmbaruesi për shkak të borxheve të akumuluara nga paslufta.

“Borxhi i konsumatorëve vazhdon të jetë i lartë në ndërmarrjen tonë, për fat të keq ende ka konsumator të cilët nuk kanë vullnetin për të paguar ujin. Në përgjithësi borxhi total nëse e marrim është mbi 45 milionë euro në tentativë për të ofruar 50 milionë euro që nga paslufta”, thuhej në njoftimin e kompanisë.

 

Ne e mbajtëm premtimin! Nga sot, KRU" Prishtina" sh.a. me shërbim të ri! Aplikacioni në Android , shkarkoni dhe regjistrohuni për të parë borxhet tuaja për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit, për të bërë pagesa të faturës së ujit, për t'u njoftuar me pranimin e faturës së re dhe shumëçka tjetër! Shumë shpejt edhe në IOS! Shpejt dhe lehtë! https://play.google.com/store/apps/details?id=com.kruprishtina.app

Posted by Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a on Monday, May 30, 2022