Metro

Banorët e “Lakërishtës” thonë se u kërcënuan nga një punëtor i “Prishtina Parkingut”

 

Banorët e lagjes “Lakërishta”, që po kundërshtojnë tash e sa ditë “Prishtina Parking”, kanë thënë se gjatë ditës së enjte janë kërcënuar nga një punëtor i kësaj ndërmarrjeje.

Pasi kanë dhënë deklaratën në Polici, ata për KOHËN kanë thënë se janë kërcënuar haptazi me jetë, nga një person që është prezantuar si shoferi i drejtorit të Prishtina Parking.