Qytetarët e lagjes Kalabria po protestojnë para Komunës së Prishtinës duke kundërshtuar shfuqizimin e planit rregullues të lagjes.
Ata kanë dalë me pankarta në duar që thonë se “jemi dëmtuar mjaft”, “mos lejoni që për interesa të oligarkëve të dëmtohen banorët e lagjes Kalabria”, “10 vite kemi pritur për ndryshim plani”, e plot të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, në Kuvendin komunal po mbahet mbledhja që në rend dite ka edhe pikën për planin rregullues.
Në emisionin SOT të KOHËS mëngjesin e së premtes ka folur banori Adem Zeka. Ai ka thënë se shfuqizimi i planit e bllokon Kalabrinë. Ndërsa, përveç të premten, ka paralajmëruar se protesta do të ketë edhe më tej, madje dhe padi.
{gallery}