Arbëri

Zgjatet orari i punës për trajtimin e pacientëve kronikë në QKMF 11 në Prishtinë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare 11, nga sot do të zgjaten ditët e punës për pacientet me sëmundje kronike, nga 5 sa ishin më herët në 7 ditë në javë, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit, ky shërbim do të ofrohet çdo ditë nga ora 07:00 deri në ora 19:00.

“Komuna e Prishtinës ju njofton se Drejtoria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të ofrohet kujdes shtesë për pacientët me sëmundje kronike me ç’rast nga 5 ditë pune sa ishte më herët duke filluar nga sot, më datë 01.03.2022, ky shërbim do të ofrohet 7 ditë në javë nga ora 07:00-19:00 në QKMF 11”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.