Metro

KEDS njofton se vetëm të shtunën u dogjën tre transformatorë në rajonin e Prishtinës

 

KEDS ka njoftuar se vetëm të shtunën, si pasojë e mbingarkesës, janë djegur tre transformatorë në rajonin e Prishtinës.

“Përkundër angazhimit maksimal të ekipeve tona për të sanuar dëmet dhe për të rikthyer furnizimin me energji tek ata konsumatorë që po afektohen me ndërprerje të energjisë si pasojë e mbingarkesës, rrjeti elektrik nuk po arrin të përballoj konsumin e lartë në zona të caktuara. Vetëm në distriktin e Prishtinës, ekipet tona gjatë ditës së sotme janë detyruar të zëvendësojnë tre (3) transformatorë, njëri pas tjetrit, pasiqë kërkesa enorme nuk ka arritur të përballohet, përkundër ngritjes së kapacitetit në transformatorë. Njëjtë po ndodh edhe në distrikte tjera anekënd Kosovës”, thuhet në njoftimin e KEDS-it në Facebook.