Metro

Të dielën do mbesin pa ujë të pijshëm disa lagje në Prishtinë

Foto: Facebook
 

Kompania e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të disa punimeve në rrugën “Tirana” në kryeqytet, disa lagje do mbesin pa ujë të pijshëm.

Sipas KRU “Prishtina”, pa furnizim me ujë të pijshëm nga ora 12:00 do mbesin “Lakrishtja”, një pjesë e lagjes “Dardania”, dhe një pjesë e “Arbërisë” mbi hekurudhë deri te komuna e re e Prishtinës.