Metro

Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë, në sheshet e Prishtinës vendosen flamujt e Kosovës

Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë, në sheshet e Prishtinës vendosen flamujt e Kosovës
 

Edhe dy ditë kanë mbetur deri në shënimin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Në sheshet e Prishtinës, megjithatë, kanë filluar të vendosen flamujt e Kosovës për nder të kësaj feste.

13-vjetori i pavarësisë këtë vit shënohet tri ditë pas zgjedhjeve nacionale të mbajtura në vend. ndonëse ende nuk janë numëruar të gjitha votat, Lëvizja Vetëvendosje prin me një fitore të thellë ndaj partive tjera.