Metro

KEDS-i reagon pas kyçjes së kanalizimit në kanalet kabllovike

KEDS-i reagon pas kyçjes së kanalizimit në kanalet kabllovike

Në Kosovë kanë nisur që kanalizimet t’i kyçin në kanalet kabllovike të KEDS-it. Kjo të paktën thuhet në një komunikatë të KEDS-it, të lëshuar të premten.

“Qytetarët e papërgjegjshëm po bëjnë veprime kriminale duke kyçur kanalizimet e tyre në kanalet kabllovike të KEDS-it, ku janë kabllot që furnizojnë qytetarët me energji elektrike. Kjo po rrezikon direkt furnizimin me energji elektrike, sigurinë e sistemit dhe sigurinë e qytetarëve”, ka njoftuar KEDS-i.