Komuna e Prishtinës ka marrë zyrtarisht vendimin për mbylljen e Qendrave për të Moshuar.
Lajmin dje e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
“Prej sot fillojmë masat parandaluese për COVID19. Prej nesër do t’i mbyllim përkohësisht Qendrat për të Moshuarit për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit. Këto ditë do bëjmë dezinfektimin e autobusëve të Trafikut Urban. Nesër do të shqyrtojmë edhe masa tjera”, ka shkruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ndërkaq sot KOHA ka realizuar disa fotografi nga po këto qendra, që shihen të jenë mbyllur.
{gallery}