Arbëri

Për shkak të riparimit të këmbyesit të nxehtësisë, një pjesë e qendrës në Prishtinë mbeti pa ngrohje

Një pjesë e qendrës në Prishtinë, konkretisht disa hyrje të një ndërtese në rrugën Rexhep Luci, nga mesdita e sotme kanë pasur mungesë të ngrohjes për 3-4 orë.

Afërdita Uka-Fejzullahu, në një përgjigjet për Koha.net tha se kjo ka ndodhur për shkak se ekipet e tyre kanë bërë pastrimin e këmbyesit të nxehtësisë.

“Pastrimi i këmbyesit ka përfunduar, dhe si rrjedhojë për konsumatorët e asaj pjese ka filluar furnizimi me ngrohje para një ore”, ka thënë ajo.