Lifestyle

Rast i rrallë: COVID-i lë me një çrregullim të çuditshme një 33-vjeçar

Një rast i pazakontë I COVID-it të stërzgjatur ka bërë që këmbët e një burri të kthehen në ngjyrë blu kur ai qëndron në këmbë për 10 minuta.

33-vjeçari ka zhvilluar një çrregullim që quhet akrocianozë, që është kur venat e këmbës nuk e lejojnë gjakun të shkojë në zemër, por mblidhet.

Një minutë pasi rri në këmbë, këmbët e tij fillojnë të skuqen e më pas bëhen blu gjatë kohës. Më pas kthehen në normalitet dy minuta pasi ulet ose shtrihet.

Pacienti nisi ta përjetojë këtë çrregullim kur u prek me koronavirus, raportoi skynews.

Mjeku Manoj Sivan ka thënë se është e rëndësishme që të ngritet vetëdija për akrocianozën si efekt anësor potencial i COVID-19.