Një nutriciste ka zbuluar arsyet pse prindërit duhet t’u japin fëmijëve desert pas çdo vakti të ushqimit.
Ekspertja e ushqimit të fëmijëve, Sarah Almond Bushel, thotë se fëmijët që zgjedhin ushqime do të ndryshojnë shprehitë e tyre të ngrënit kur ushqimi është një përvojë që shijon më e këndshme, raporton “The Sun”.
Në një anketë të re të bërë nga “TUI BLUE” është treguar se tri të katërtat e prindërve (rreth 72 për qind) thonë se fëmijët e tyre nuk pëlqejnë ushqimin apo zgjedhin shumë.
“Fëmijët ndryshojnë shprehitë e tyre të të ngrënit kur ushqimi bëhet përvojë më e këndshme dhe është shumë me rëndësi që t’u ndihmosh atyre të përdorin gjitha shqisat. Eksperimentimi i vazhdueshëm nëpërmjet zbulimit apo lojës dhe përfshirja e fëmijëve në zgjedhjet e tyre ushqimore, është çelësi”, thotë Bushel.
Ajo thotë se për të luftuar këto telashe të vazhdueshme për ushqim me fëmijët, është t’i lini ata të hanë një desert pas çdo vakti.
“Derisa 41 për qind të fëmijëve përdorim ëmbëlsira për t’i inkurajuar fëmijët që të hanë ushqime, është më mirë të bëni desertin një pjesë normale të çdo vakti në vend se t’i shpërbleni fëmijët pasi të hanë bukë. Me fjalë të tjera, lini të zgjidhin nga bufeja e desertëve”, thotë Bushel.
Kur vjen te ndryshimet, fëmijët janë të gatshëm të provojnë diçka të re – por, nuk duan ta bëjnë vetë.
Studimi ka zbuluar se një në 5 fëmijë besojnë se bërja e ushqimit me prindërit e tyre do t’i inkurajojë ata të provojnë ushqime të reja.
17 për qind duan të provojnë diçka të re nëse prindërit e tyre vishen me kostume qesharake kur shërbejnë.
Disa ushqime vazhdojnë të mbesin jashtë listës. Kërpudhat si shembull janë në top të listës së perimeve më të urryera nga fëmijët, pasuar nga lakrat, brokoli apo avokado.
Karotat, patatet dhe misri janë në krye të listës si perime më të preferuara.