Lifestyle

7 veprimet që s’duhet t’i bëjë kurrë një stjuardesë

Stjuardesat e kanë për të detyrë të kujdesen që fluturimi të jetë i mbarë dhe komod për pasagjerët që i kalojnë disa orë në aeroplan.

Puna e tyre është specifike dhe me shumë rregulla që vetëm nëse iu përmbahen në përpikëri, fluturimi mund të kryhet me sukses.

Por, lista e veprimeve që stjuardesat s’duhet t’i kryejnë në fluturim dhe gjatë punës për agjencitë që aranzhojnë fluturime është e gjatë. Në vijim janë të renditura disa prej tyre.

Fjetja

Stjuardesat e kanë rreptësishtë të ndaluar të flenë gjatë kohës sa janë në fluturim, pavarësisht kohës që kanë qëndruar zgjuar, shkruan “RDASIA”. Ato duhet të jenë të gatshme në çdo moment për t'iu përgjigjur kërkesave të stafit ose të pasagjerëve.

Vathët

Shumë gra e preferojnë vendosjen e vathëve në gjuhë, të njohura ndryshe si “piercing”, por kjo s'është e lejuar për stjuardesat. Ato nuk mund të kenë vathë në pjesë të tjera të fytyrës gjatë kohës sa shërbejnë, pos në vesh. Por, sipas Udhëzuesit për t’u bërë stjuardesë, ka edhe lloje të caktuara të vathëve që mund të mbahen në vesh.

Tatuazhet

Një stjuardesë s’mund të ketë tatuazh në zona të dukshme të trupit. Rregullat janë strikte dhe një stjuardesë nuk lejohet të punojë nëse në në fytyrë, qafë, duar apo këmbë ka tatuazhe apo vizatime të ndryshme.

Zëri i lartë

Stjuardesat e kanë të ndaluar të flasin me zë të lartë në kabinën e aeroplanit. Sipas Udhëzuesit, një stjuardesë nuk lejohet të rrisë zërin kur pranë apo rreth saj ka pasagjerë apo staf të aeroplanit. Bisedat mund t'i zhvillojë në hapësirat e caktuara, pos në raste emergjente.

Bakshishi

Edhe pse pasagjerët mund t'u japin bakshishe, stjuardesat e kanë të ndaluar t'i pranojnë ato. Ato inkurajohen që të mos mbajnë ose shkëmbejnë para në aeroplan për shkaqe sigurie, ndërsa jashtë avionit një gjë e tillë është e lejuar.

Ushqimi

Stjuardesave nuk iu lejohet të hanë ushqim apo pije gjatë fluturimeve. Rregullorja thotë që stjuardesat duhet t'i përmbahen ushqimit para pasagjerëve dhe të presin deri në përfundim të fluturimit. Ose, të shkojnë në hapësirat që janë të dedikuara vetëm për stafin.

Mbyllja e veshëve

Tapat e veshit për të reduktuar zhurmën janë të ndaluara për stjuardesat. Ato nuk mund t'i mbajnë ngjitur ato përderisa shërbejnë në aeroplan, pavarësisht zhurmës që shkaktohet nga pasagjerët.

Kjo për shkak të sigurisë, pasi ato duhet të jenë në dijeni të çdo zhurme apo tollovie që krijohet në aeroplan, në mënyrë që të intervenojnë me kohë.