Lifestyle

Vetmia po aq e rrezikshme sa pirja e duhanit

Një zyrtar i lartë amerikan i shëndetit ka paralajmëruar se vendi po përballet me një epidemi vetmie që është po aq e rrezikshme për shëndetin sa pirja e 15 cigareve në ditë.

Kirurgu i Përgjithshëm, Vivek Murthy, ka bërë thirrje që izolimi social të trajtohet seriozisht ashtu si obeziteti ose abuzimi me droga.

Paralajmëroi se gati gjysma e amerikanëve të të gjitha moshave mendohet se janë ndikuar nga izolimi.

Murthy po ashtu zbuloi një kornizë për të rindërtuar lidhjet shoqërore, shkroi BBC. 

Vetmia raportohet se rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me afër 30% - përmes çrregullimeve shëndetësore si diabeti, sulmet në zemër, pagjumësia dhe demenca.

Mungesa e shoqërimit po ashtu lidhet me suksese të ulëta akademike dhe performancë të dobët në punë.

Çështja është përkeqësuar nga pandemi COVID-19, që bëri që shumë njerëz të reduktonin rrethin shoqëror.