Lifestyle

Grave iu rritet dëshira për marrëdhënie nëse burrat bëjnë punët e shtëpisë

Gratë e martuara dhe ato në lidhje afatgjate kanë shumë gjasa të kenë rritje të dëshirës për marrëdhënie intime nëse burrat iu ndihmojnë në punët e shtëpisë.

Hulumtimi i publikuar në Archives of Sexual Behavior ka treguar se gratë humbasin dëshirën për të bërë dashuri me meshkujt që refuzojnë t'i bëjnë punët e shtëpisë.

Psikologët Emily A. Harris, Aki Gormezano dhe Sari van Anders intervistuan më shumë se një mijë gra që jetojnë me partnerë dhe kanë fëmijë. Ato u pyetën për mungesën e dëshirës seksuale dhe ndarjen e punëve të shtëpisë.

Sipas hulumtimit, gratë që bëjnë shumicën e punëve të shtëpisë kanë dëshirë dukshëm më të ulët për seks në krahasim me gratë, burrat e të cilave ishin më aktivë kur bëhet fjalë për pastrimin e shtëpisë.

Ata kanë theksuar se gratë që janë më të afërta me partnerin fillojnë ta konsiderojnë të padrejtë që vetëm gratë t'i bëjnë punët e shtëpisë dhe për këtë arsye refuzojnë marrëdhëniet seksuale. Gratë që janë në marrëdhënie të komplikuara shpesh janë të hidhëruara për këtë situatë.

Së dyti, gratë fillojnë të ndiejnë se burrat janë plotësisht të varur prej tyre. Kjo çon në uljen e libidos [në psikologji, libido është shtysë ose energji psikike, e konceptuar zakonisht si natyrë seksuale].